Policia australiane ka arrestuar një burrë 39-vjeçar pasi ai e përplasi makinën e tij në portën e përparme të konsullatës ruse në Sydney, sipas policisë dhe mediave lokale.
Në një deklaratë, Forca e Policisë së Uellsit të Ri Jugor tha se aksidenti ndodhi pak pas orës 8 të mëngjesit të hënën pasi oficerët iu përgjigjën raportimeve për një “automjet të paautorizuar” të parkuar në hyrjen e konsullatës në periferi të Sidneit, Woollahra.
A man has allegedly driven an SUV through the gates of Sydney’s Russian Consulate in Woollahra, with a police constable injured in the altercation and residents describing a sizeable police operation. Here's more: https://t.co/FFSE4uhpy7 pic.twitter.com/SdflMfXFKD
— The Australian (@australian) September 1, 2025
Oficerët u përpoqën të flisnin me shoferin, por ai “e përplasi automjetin e tij në portat e pronës”, tha deklarata, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një polic 24-vjeçar u plagos në dorë gjatë incidentit, tha ajo, duke shtuar se hetimi ishte duke vazhduar.
Dhe disa pamje të publikuara treguan një makinë me një dritare të thyer të braktisur pranë një shtize flamuri rus.
Imazhe të tjera treguan gjithashtu dëmtime në dritaret e pasagjerit dhe shoferit të automjetit, me policinë që besohet se ka përdorur shkopinjtë e tyre për të provuar të hyjë në makinë.
Bëhet e ditur se stafi në konsullatën ruse mbeti brenda ndërtesës dhe se makina ishte tërhequr nga territori deri në mes të mëngjesit.
Njerëzit që ishin mbledhur në konsullatë për takime për viza i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se konsullata u mbyll për pak kohë në mëngjes përpara se të hapej përsëri.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga misioni diplomatik rus.