Policia ka dhënë detaje për aksidentin ndodhur në Drenas. Përveq një personi të vdekur, janë edhe tre të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur sonte pas orës 21:00.
Njoftimi i parë nga policia:
“Me daten 27.08.2020 rrethe ores 21:20 min. ne fashatin Qikatove i Vjeter-Gllogoc, eshte shkaktuar nje aksident trafiku/Vet-Aksident me lendime te renda trupore ku si pasoj i ketij aksidenti dyshet se nje person ka ndrruar jete, kurse tre te tjere jane te lenduar. Ne vendin e ngjarjes ka dal njesite kompetente policore, njesia e hetimeve te trafikut dhe po kryejn procedurat e nevojshme ne vendin e ngjarjes”, thotë Policia e Kosovës.