Një i vdekur dhe 16 raste të reja me koronavirus në Kosovë
01

Lexo edheQytetari bën dy tejkalime të rrezikshme në dalje të autostradës për Pejë (VIDEO)

Brenda kësaj periudhe, është shënuar edhe një viktimë.
Raporti i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo edheQytetari bën dy tejkalime të rrezikshme në dalje të autostradës për Pejë (VIDEO)
Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.
Në total numri i rasteve aktive është 176.