Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kanë pritur në takim Zëvendëspërfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovë, Christopher Kollman dhe përfaqësuesin e UNMIK-ut, Leonid Markaryan me stafin e tyre, me të cilët kanë diskutuar çështje të rëndësishme për Komunën e Drenasit.
Kryetari Lladrovci i falënderoj të pranishmit për vizitën e tyre, meqë ishte takimi i parë, prezantoj një historik të shkurtër për Komunën e Drenasit, prej luftës së dytë botërore e deri më sot. Ai njoftoi të pranishmit për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fundvitin e kaluar dhe vlerësoj se ato kishin treguar një frymë demokratike, foli për ekonominë, përkatësisht për Parkun e Biznesit ekzistues dhe projekti për Parkun e ri përballë tij, sigurinë publike dhe stabilitetin në Drenas në mos përfshirjen e asnjë qytetari në luftën e terrorizmit, mjedisin (Feronikelin), luftën kundër korrupsionit, tolerancën ndërfetare, rreth deponimeve ilegale, papunësisë, resurset që ofron Komuna për zhvillimin ekonomik, vendosjen e bizneseve vendore e ndërkombëtare, për strategjinë e Komunës në ofrimin e investitorëve dhe çështjeve të tjera.
Zëvendëspërfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovë, Kollman, falënderoi kryetarin Lladrovci për pritjen e ngrohtë, dhe uroj për pozitën e re të Kryetarit të Komunës së Drenasit. Ai tha se qëllimi i kësaj vizite është të kuptoj më mirë gjendjen reale të qytetarëve, e këtë më së miri e dijnë Kryetarët e Komunave që janë afër qytetarëve. Ai falënderoi Kryetarin Lladrovci për historikun e mrekullueshëm dhe të detajuar që prezantoi për Komunën e Drenasit si dhe sinqeritetin e tij.
“Keni bërë hapat e duhur në promovim të antikorrupsionit dhe qeverisjes së mirë si dhe për krijimin e vendeve të punës, shumë shpejt keni treguar një model të mirë të qeverisjes”,vleresoi Kollman.