Një bashkëpunim në horizont? – Fifi dhe Tiri ndezin rrjetin
dp·

Fifi ka ndezur kureshtjen e fansave me një paralajmërim të heshtur: këngëtarja duket se po përgatit diçka të re në studio.
E njohur për tekstet e saj emocionale dhe muzikën e ndjeshme, Fifi duket se po punon në një projekt të ri muzikor – dhe nuk është vetëm. Ajo është shfaqur në një fotografi me këngëtarin Tiri Gjoci, i cili ishte pjesë e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, transmeton lajmi.net.
Fotografia, e postuar nga Tiri në Instagram, shoqërohej me mbishkrimin intrigues: “A po shkojmë?”, duke ndezur dyshime për një bashkëpunim mes tyre.


Lexo edheHoroskopi për ditën e sotme, 5 tetor 2025
Nuk dihet ende nëse ky takim ka të bëjë me një këngë të përbashkët apo thjesht një ndihmë krijuese në tekst apo kompozim. Por një gjë është e sigurt – diçka po zien në studio dhe fansat mezi po presin të zbulojnë më shumë./lajmi.net/














