Një 57-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj
03

Lexo edheDrenicaku që shkeli qenin duke lobuar për Albin Kurtin premton 40 mijë vota për VV’në

Një grua e moshës 57-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në banesën e saj. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prizrenit.
Policia në Prizren rreth orës 13.30 ka marrë informacion se në rrugën “Hajdar Shala” në një banesë gjendet një trup i pajetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga hetimet e para nuk vërehet se viktima ka shenja dhune. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se nuk janë vërejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale.

Lexo edheDrenicaku që shkeli qenin duke lobuar për Albin Kurtin premton 40 mijë vota për VV’në