Nis rinumërimi i rreth 1500 vendvotimeve për të cilat mori vendim PZAP-i

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë rinumërimi i vendvotimeve. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte marrë vendimin që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve, ndërkaq ky rinumërim do të nisë sot
Rinumërimi i 1472 vendvotimeve do të fillojë në orën 16:00, ndërkaq këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi.

Lexo edheShkurte Gashi tregon nëse po dhuron Iphone 11
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
Si dhe ta pranojë si të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. /GazetaExpress














