Nipi i kryetarit të Komunës plagos një biznesmen
03
Lexo edhePasuria e Thaçit e deklaruar në Agjensionin kundër Korupsion: 140 mijë euro të gatshme
Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14 e 15 minuta në Istog.
I dyshuari J.Mavraj dyshohet se e ka plagosur biznesmenin K.Blakaj për arsyeje ende të panjohura.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile, por këtë pritet ta konstatoi mjeku kujdestar.

Lexo edhePasuria e Thaçit e deklaruar në Agjensionin kundër Korupsion: 140 mijë euro të gatshme
Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se i dyshuari në këtë rast është nipi i kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e këtij rasti.