BallinaLajmeNgjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga...

Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga treni, dyshohet se 53 vjeçari u hodh vetë

Të ngjajshme

Gjesti arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi...

Berlin–Prishtinë më lehtë se kurrë me PrishtinaTicket!

Po planifikoni kthimin në Kosovë apo një vizitë familjare...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku ka humbur jetën në mënyrë tragjike një emigrant shqiptar, i cili u godit nga treni.

Ngjarja ndodhi në Ankona, rreth orës 07:00, në stacionin e trenit të linjës Pescara-Milano.

Viktima është një shqiptar 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Policia hekurudhore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të shpëtuar këmbësorin, por pa sukses.

Sipas raporteve fillestare, akti dyshohet se ishte i qëllimshëm. Kjo e bazuar në deklaratat e një dëshmitari që e pa 53-vjeçarin që jetonte në Merano, të binte qëllimisht në shina, ndërsa një tren i ‘Frecciarossa’ po afrohej nga jugu.

Skena ka qenë tronditëse për udhëtarë dhe qytetarë të shumtë, teksa hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet për një akt flijimi, por pa e përjashtuar edhe faktorin e një aksidenti apo gjendjen shëndetësore.

Media italiane informon se shërbimi i rregullt i trenave në linjën Adriatike, ku ndodhi ngjarja, ka rifilluar së fundmi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz