Ka ndërruar jetë profesori i njohur nga Drenasi, Nexhmedin Haxhiu, shkruan DrenicaPress
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij në një postim në Facebook.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se mbrëmë, me datë 15.08.2020 në ora 23:00 pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë babai, bashkëshorti, vëllau, gjyshi ynë i dashur Nexhmedin Haxhiu’, thuhet në njoftimin e familjes.
Vdekja e profesor Haxhiut ka mërzitur tej mase edhe nxënësit e tij.
Ja çfarë shkruan njëri nga ta, Luan Gara, në profilin e tij në Facebook:
Nexhmedin Haxhiu, nuk është më në mesin tonë.
Nga sot mbeta pa dajën, profesorin, kujdestarin e klasës, frymëzuesin dhe përkrahësin më të madh në rrugëtimin jetësor për një edukim më të mirë dhe ndërtim të karierës profesionale. Ishte një intelektual, patriot, dhe mësimdhënës që gjithë jetën ia kushtoj edukimit të brezave të rinjë drejt majave të suksesit. Mburrem që kisha një dajë të tillë.
Fjalët nuk e përshkruajn dot dhëmbjen për dajen Nexh. I përhershëm do të mbetet kujtimi për të.