Nëse VV-ja s’i merr mbi 50 për qind, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje, thotë Rexhaj

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe partive ish-opozitare, duke përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.
Në Five” në TV Dukagjini, Rexhaj tha se ekziston rreziku që vendi të hyjë në një cikël të përsëritur zgjedhjesh nëse nuk arrihet një rezultat i qartë politik.
Sipas Rexhajt, situata aktuale politike po krijon një ndarje mes LVV-së dhe partive të tjera ish-opozitare, të cilat sipas tij po veprojnë në një linjë të përbashkët kundër pushtetit aktual.
Ai theksoi se nëse Vetëvendosje nuk arrin përqindjen e mëparshme të votave, ekziston mundësia që Kosova të përballet sërish me zgjedhje të reja.

Lexo edheVazhdon gjykimi për vrasjen e Ardit Zymerit në Vushtrri, gjykata kërkon sqarime nga ekspertët
“Për atë po them këto zgjedhje që janë, janë zgjedhje PDK, LDK, AAK krejt këta bashkë dhe në anën tjetër LVV-ja. Pse? Se ka argument në këtë që po e them…
Pastaj po hymë në ciklin e trenit bullgar, të përsëritjes së zgjedhjeve. Nëse tash VV-ja nuk e arrin prapë për qind që e ka pasur, unë kam frikë sepse mund të shkojmë prapë drejt zgjedhjeve. Dhe ky është problemi bazik. E cila është është zgjidhja? A ka mekanizima që e detyrojnë me ardh me zor në Kuvend dhe të votoj. Nëse s’ka është vullnet politik. Ata nuk kanë vullnet politik. A është legjitime për ta çuar vendin në zgjedhje, po është. Mirëpo prapë në fund për përgjegjësinë e atyre veprimeve vendos qytetari”, ka thënë Rexhaj.














