Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur
03
Lexo edheLargohet pas tetë viteve sekretari i ministrisë së Mbrojtjes
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet I. A , i lindur më 1992.
I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale;Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Lexo edheLargohet pas tetë viteve sekretari i ministrisë së Mbrojtjes
Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion. /Drenica Press/