Në këtë vend të Kosovës do ta kaloj natën Aleksandër Vuçiq
BILLI·
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka qëndruar sot në veri të Kosovës.
Fillimisht ai e ka vizituar Liqenin e Ujmanit dhe Zubin Potokun, e më pas me një agjendë të ngjeshur deri në mbërëmje.
Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë edhe nesër, ku për ardhjen e tij janë shtuar masat e rrepta të sigurisë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq agjendën e tij për sot e ka përmbyllur në Zveçan ku edhe do ta kalojë natën.
Ndërkaq në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.
Agjenda për nesër:

Lexo edheRrahje me karrige në Skenderaj
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë,
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje














