Në këtë ditë hapet konkursi për regjistrimin e studentëve

Konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të gjitha universitetet publike të Kosovës do të hapet këtë të hënë, më 9 korrik.
Kështu u vendos në Konferencën e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Sipas kumtesës për media, nikoqir i kësaj mbledhje ishte Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i UPZ-së, njëherësh edhe Kryetar i Konferencës së Rektorëve.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për mbështetje mes universiteteve me staf akademik.
Lexo edheKryeministri tregon se sa persona janë punësuar këtë vit në Shqipëri

Po ashtu është diskutuar për situatën buxhetore të universiteteve dhe nevojën për rritjen e buxhetit për përmirësimin e kushteve në të gjitha aspektet në universitetet publike. Temë diskutimi ishte edhe nevoja për miratimin e statuteve të disa universiteteve publike në Kuvendin e Kosovës, të cilat funksionojnë me statute të përkohshme. Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, për zgjidhjen e këtyre problemeve kërkon bashkëpunimin e institucioneve qeveritare dhe Kuvendit.














