Kryeministri tregon se sa persona janë punësuar këtë vit në Shqipëri
BILLI
Lexo edheParashihet mot i ligë në Ballkan, as Kosova nuk do t’i shpëtoj stuhisë
Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një takim paraditen e së premtes me Drejtoritë Rajonale të Punësimit, deklaroi se “të gjitha zyrat kanë realizuar objektivat, ndërsa një pjesë e tyre i kanë tejkaluar”.
“Nga maji i vitit të kaluar deri tani, kemi 28 324 të punësuar më shumë. Kjo është një shifër që do të përqeshet ndoshta në rrjetin e komentatorëve të ERTV-së, por është realiteti. Siç është realitet edhe fakti që përmes Zyrave të Punës janë punësuar mbi 14 mijë persona në këtë 6-mujor”, theksoi kreu i qeverisë.
“Ata që duan t’i verifikojnë këto shifra, mund t’i referohen regjistrit të sigurimeve shoqërore të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Rama, raporton tch.

Lexo edheParashihet mot i ligë në Ballkan, as Kosova nuk do t’i shpëtoj stuhisë
Kryeministri nënvizoi se “ka ende hapësirë për të thithur njerëz në tregun e punës”.