Autoritetet në Iowa thanë se të paktën një person u lëndua rëndë pasi rreth 50 automjete u aksidentuan për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Si pasojë e këtij aksidenti pothuajse të gjitha korsitë perëndimore u bllokuan për qarkullim për më shumë se një orë pas grumbullimit të veturave.
Patrulla e Shtetit Iowa Sgt. Alex Dinkla thotë se grumbullimi ndodhi të hënën në mëngjes, në lindje të Des Moines. Një pjesë e rrugës mbeti e mbyllur për orë të tëra.
Njësia e patrullimeve të Iowa-s Alex Dinkla tha se përplasja përfshinte disa vetura dhe kamion transportues. Stuhia e borës krijoi kushte të vështira, duke detyruar agjencitë e zbatimit të ligjit të përgjigjen ndaj dhjetëra aksidenteve. /Motilokal.com