Për më shumë së një dekadë, banorët e një lagjeje në fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit janë në pritje për asfaltimin e 650 metrave rrugë.
Abedin Caraku bashkë me banorët të tjerë të lagjes ‘Caraku’ thotë se gjatë qeverisjes së kaluar ishin ndarë mjete për ta asfaltuar këtë rrugë, por rruga ka mbetur e pashtruar edhe pas tri viteve të qeverisjes aktuale të Ramiz Lladrovcit.
Ai pretendon se përveç asfaltimit të rrugës, atyre u është premtuar edhe ndërtimi i unazës së fshatit.
“Halli jonë është me rrugën që lidh unazën e fshatit. Kjo na u ka premtu prej 2007-es me bë projektin, e kemi bë projektin, e kemi bërë vet pagesën dikun rreth 5000 euro ka kushtu, pra n mënyrë vetanake qe e kemi pagu. I kemi dorëzu atje, kemi prit edhe ka fillu unaza ka 200 metra. Kur ka ardh në këtë pjesën të lagjen tonë, ka fillu me rrugica, e kanë lanë projektin e unazës së fshatit, kanë fillu më rrugica na jem met qishtu”, tha ai.
Sipas tij, kjo rrugë shfrytëzohet shumë për qarkullim sidomos për transportimin e fëmijëve për në shkollë.
Lajmin e plote: https://kallxo.com/lajm/ne-fshatin-e-drenasit-qeverite-vijne-e-shkojne-lloci-mbetet-ne-rruge/