Në emër të Komunës së Dragashit, Xheladini ngushëllon vdekjen tragjike të Asllan Musliut

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së bashkatdhetarit nga fshati Zaplluxhe, Asllan Musliu.
Musliu vdiq aksidentalisht, pas një incidenti në një punishte në Vjenë të Austrisë, shkruan IndeksOnline.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Dragashit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu dhe të gjithë të afërmve! Humbja e një jete të re është një plagë e rëndë për familjen dhe për gjithë shoqërinë tonë”, shkroi Xheladini.
Ky është telegrami i tij:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta, si pasojë e një aksidenti në Austri, të bashkatdhetarit tanë nga fshati Zaplluxhe, Asllan Musliu.

Lexo edheRogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Dragashit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu dhe të gjithë të afërmve! Humbja e një jete të re është një plagë e rëndë për familjen dhe për gjithë shoqërinë tonë.
Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen tuaj të madhe.
I ndjeri u prehtë në paqe, ndërsa familjarëve dhe miqve Zoti iu dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.














