Ndodhë në Kosovë: Varri në mes të trotuarit, familjarët nuk lejojnë zhvendosjen tij
03

Lexo edhePamje nga momenti kur Haradinaj dhe Krasniqi hyjnë për intervistim në Gjykatën Speciale

Në rrugën ‘Fadil Rashiti’ në Petrovë të Shtimes është duke u rregulluar trotuari i ri, por aty ka lindur një problem me një varr shekullor që është përfshirë në hapësirën e trotuarit, shkruan Gazeta Metro.
Një varr shekullor është përfshirë në hapësirën e trotuarit të kësaj rruge, familjarët kanë treguar se në këtë varr janë eshtrat e Halil Rashiti dhe nuk do ta lejojnë zhvendosjen e tij.


Komuna e Shtimes nuk ka arritur ta bindë as mjekësinë ligjore për zhvendosjen e këtij varri, shkruan Gazeta Metro.


Lexo edhePamje nga momenti kur Haradinaj dhe Krasniqi hyjnë për intervistim në Gjykatën Speciale
Familjarët janë shprehur kundër zhvendosjes së varrit të Halil Rashitit, pasi ky i fundit e ka lënë amanet të jetë aty varri i tij./gazetametro.net