BallinaSportNdodh në Afrikë, 7 lojtarë ikin nga Kombëtarja për të kërkuar azil

Ndodh në Afrikë, 7 lojtarë ikin nga Kombëtarja për të kërkuar azil

Të ngjajshme

7 futbollistë të skuadrës kombëtare të Eritreas u arratisën nga grumbullimi duke kërkuar azil politik gjatë zhvillimit të Kupës së Afrikës Lindore në Uganda.

Ngjara ndodhi pas përfundimit të sfidës me Ugandën 3-0. Ngjarja alarmoi organizatorët e kompeticionit dhe autoritetet e Ugandës dhe Eritresë.

Në fakt, ky nuk është incidenti i parë që ndodh me Eritrenë. Në muajin tetor, 5 lojtarë të ekipit kombëtar U-20 të Eritresë u zhdukën nga grumbullimi kur zhvillohej kompeticioni i Kupës së Afrikës Lindore për këtë grupmoshe.

4 vite më parë, 10 lojtarë të Eritresë refuzuan të ktheheshin në atdhe pas takimit kualifikues të Kupës së Botës 2018 me Botsvanën. Në 2013, 15 lojtarë dhe mjeku i ekipit kombëtar kërkuan azil politik në Uganda.

Rasti më kritik u regjistrua në vitin 2009 në Kenia, kur të gjithë lojtarët e Eritresë u larguan duke lënë vetëm trajnerin dhe një zyrtar të Federatës së Eritresë së Futbollit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz