“Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!” PDK me mesazh para seancës për Specialen
dp

Lexo edheShaip Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” dorëzon listën për zgjedhjet në Serbi

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDK ka përcjellë një mesazh të shkurtër lidhur me zhvillimet në Kuvend, duke shkruar:
“Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!”.
Reagimi i PDK-së vjen në kohën kur deputetët po shqyrtojnë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji i propozuar nga PDK-ja synon, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, bartjen në Kosovë të rasteve që konsiderohen jashtë këtij juridiksioni, mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Lexo edheShaip Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” dorëzon listën për zgjedhjet në Serbi
Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.