Ndërpritet ndeshja pasi gjyqtari shkon në tualet, pas rikthimit ‘përjashtohet’ me karton të kuq
BILLI

Lexo edheZbulohet klubi i ri i De Ligt, do transferohet në verë

Skuadra portugeze, Chaves mund t’i ketë rritur gjasat për mbijetesë pas fitores 4:1 ndaj Nacionalit të dielën, por ishte gjyqtari anësor ai që mori vëmendjen më të madhe.
Ndeshja e Premierligës portugeze duhej të ndalej për tre minuta në pjesën e dytë pasi Jorge Cruz shkoi shpejt në tualet për t’i kryer nevojat fiziologjike, shkruan Zëri.info.
Falë gjyqtarit në fjalë, futbollistët dhe tifozët në stadium e shikuan vetëm anën epike të këtij incidenti, derisa Cruz u duartrokit pas rikthimit në fushën e lojës.

Lexo edheZbulohet klubi i ri i De Ligt, do transferohet në verë
Kjo nuk mbaroi me kaq, gjyqtari kryesor, Luis Godinho duke u tallur e ‘përjashtoi’ Cruz me karton të kuq.
Por, një tifoz i doli në mbrojtje gjyqtarit në fjalë: “Kur natyra ju thërret, ju duhet t’i përgjigjeni”.