Policia: Në Rajonin e Prishtinës kanë nis kontrolle të shtuara ndaj tejkalimit të shpejtësisë
dp

Lexo edheTurqi: Autobusi turistik përplaset me automjetin, 11 persona humbin jetën e 27 tjerë lëndohen

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të DRP-së Prishtinë kanë nis kontrollet e intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale, përmes përdorimit të automjeteve inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Policia njofton se gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zona me kufizim prej 80 km/h, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h.
“Policia e Kosovës do të zbatojë masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë shkelësve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, theksohet në njoftim.

Lexo edheTurqi: Autobusi turistik përplaset me automjetin, 11 persona humbin jetën e 27 tjerë lëndohen