Ramadani kërkon fokus te kushtet e policëve: A kanë uniforma, pajisje e vetura funksionale?
dp

Lexo edhe“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka pyetur nëse stacionet policore kanë fotokopje, nëse zyrtarët policorë kanë uniforma dhe pajisje të mjaftueshme për kryerjen e detyrave, si dhe nëse kanë vetura funksionale për patrullim.
Ai ka ngritur gjithashtu çështjen e huazimit të veturave nga komunat për nevojat e policisë dhe të mënyrës se si zyrtarët policorë udhëtojnë drejt vendit të punës.
“Hajde flasim për kushtet reale të policëve së pari! Në këtë periudhë është e nevojshme të flasim se a kanë fotokopje në stacionet policore, a kanë uniforma mjaftueshëm policët, a kanë pajisje individuale të domosdoshme, a kanë vetura funksionale, pse komunat duhet t’i huazojnë vetura policëve për patrullim, qysh shkojnë policët në punë apo duhet të shkojnë me autostop!”, ka shkruar Ramadani.

Lexo edhe“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen
Ai ka theksuar se synimi i tij është që vëmendja publike të përqendrohet te kushtet e punës me të cilat, sipas tij, policët përballen çdo ditë. /Lajmi.net/