Policia gjen në një zonë malore në Vushtrri veturën e vjedhur pesë muaj më parë në Prizren
dp

Lexo edheHoti godet Kurtin: Linçimi ndaj gazetarëve, shenjë e mentalitetit autoritar

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti u identifikua nga njësitet policore në Vushtrri gjatë realizimit të detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se automjeti ishte raportuar i vjedhur në Prizren.
Lidhur me rastin, Policia po bashkëpunon me hetuesit policorë të Prizrenit dhe po ndërmerr procedurat e nevojshme. Pas përfundimit të tyre, automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim. /Lajmi.net/

Lexo edheHoti godet Kurtin: Linçimi ndaj gazetarëve, shenjë e mentalitetit autoritar