Hoti godet Kurtin: Linçimi ndaj gazetarëve, shenjë e mentalitetit autoritar
dp

Lexo edheKFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan

Hoti theksoi se demokracia dëshmohet përmes respektimit të mendimit ndryshe dhe se gazetarët duhet të jenë të lirë të kritikojnë pushtetin pa frikë nga linçimi.
Postimi i plotë:
Gjuha e linçimit ndaj kritikëve, e promovuar me fanatizëm nga Kurti dhe ndjekësit e tij, këto ditë është drejtuar ndaj gazetarit Fidan Jupolli.
Kemi qenë në pushtet, Fidan Jupolli na ka kritikuar dhe ka bërë satirë çdo ditë, por asnjëherë askujt nga ne as nuk i ka shkuar mendja ta linçojmë atë. Sepse dallimi mes demokracisë dhe mentalitetit autoritar qëndron pikërisht te mënyra se si i trajtojmë ata që nuk pajtohen me ne.

Lexo edheKFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan
Pushteti demokratik i përballon kritikat. Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm.
Fjala e lirë mbrohet sidomos atëherë kur nuk na pëlqen ajo që thuhet!