Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, banorët dalin jashtë nga frika
dp

Lexo edheKonjufca dënon sulmin e Huthëve në aeroportin e Riadit: Sulmet ndaj aviacionit civil duhet të ndalen

Ngjarja është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdulsamed Shkodra, i cili ka bërë të ditur se zjarri ka shpërthyer në banjon e banesës.
“Zjarri ka shpërthyer në banjon e banesës. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar.
Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është fikur dhe aktualisht ekipi po kujdestaron derisa të bëhet edhe ajrosja e banesës. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Shkodra.

Lexo edheKonjufca dënon sulmin e Huthëve në aeroportin e Riadit: Sulmet ndaj aviacionit civil duhet të ndalen
Ndërkohë, disa banorë të ndërtesës kanë thënë se janë shqetësuar nga incidenti dhe se të gjithë kanë dalë nga banesat. Sipas tyre, disa persona kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore si pasojë e frikës dhe traumave. /Lajmi.net/