back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeNasim Haradinaj: Ramushi flet kot kur e përmend demarkacionin, veç nëse bëhet...

Nasim Haradinaj: Ramushi flet kot kur e përmend demarkacionin, veç nëse bëhet luftë botërore ndryshon ajo punë

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht...

Elshani: Prania e policisë te ura e re mbi Ibër është masë parandaluese, jo alarm

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të...

Sekretari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj e konsideron fakt të kryer marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se malazezët do të hyjnë në Kosovë deri aty ku është vendosur kufiri i demarkacionit në Kuçishte.

“Vetëm nëse bëhet ndonjë luftë botërore ndërron kjo punë. Ëndrra të mos mundohet askush askujt të mos i shes”, tha ai.

Sekretari i OVL UÇK-së thotë se në Gllogjan malazezët po futen deri në “sërnishte”.

Ai thotë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka të kot kur e përmend demarkacionin.

“Vetëm tru shpëlarët dhe fansat politik që besojnë se mund të kthehet demarkacioni. Në brendi të gjithë e dimë se kjo punë është kryer. Korrigjim kufiri do të ketë. Ndonjë rregullim aty këtu por 8 mijë hektarë nuk kthehen më, mirupafshim!”, ka deklaruar ndër të tjera Nasim Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz