“Na këpute shpirtin, na ike e shkove në parajsë”, 34-vjeçari vdes nga Covid-19
01

Lexo edheAmbasada e SHBA-ve mohon se po sjellin në Kosovë afganët e papranueshëm për Shtetet e Bashkuara

Një person në moshën 34-vjeçare nga fshati Gramaqel i Komunës së Deçanit ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit, nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’.
“Kurrë se besova se virusi do ta merr jetën, shumë u rujte prej virusit, por s’ja dole. Zoti njerin e mirë e merr ngat vetit”, bëhet e ditur në postim.
Lidhur me vdekjen e tij ka shkruar edhe një familjar tjetër i të ndjerit. “Ah CUK, na kpute shpirtin na ike e shkove ne parajs, e skemi qte bejm veq te qmallemi me kujtimet per ty dhe me dy Engjuj qe na i le”, shkroi ndër të tjera ai.

Lexo edheAmbasada e SHBA-ve mohon se po sjellin në Kosovë afganët e papranueshëm për Shtetet e Bashkuara
Përgjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor të rasteve me koronavirus, ka njoftuar se në Kosovë për 24-orët e fundit janë shënuar 21-vdekje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. /Gazeta Express/
