Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur në nominuarën për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmanin si njeri të arsimuar dhe njeri me tipare shtetndërtuese.
“Në LDK kemi vendosur që Vjosa Osmani që jetë kandidate për Kryeministre të Kosovës. Ajo është gruaja e parë që dominohet për një pozitë të lartë qeveritare”, ka shkruar Mustafa në Twitter, transmeton Klan Kosova.
“E re, e arsimuar mirë, shtetndërtuese dhe me përvojë parlamentare. Ajo është e përgatitur për sfida”, ka shtuar ai në postimin ku e ka bërë etiketuar kryetarin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul.