Plagoset aksidentalisht me pistoletë një person në Prizren, policia sekuestron dy armë
dp

Lexo edheNjë person plagoset aksidentalisht me pistoletë në Caparc të Prizrenit

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 15:10, kur i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur aksidentalisht me pistoletën e një personi tjetër.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy pistoleta të tipit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.

Lexo edheNjë person plagoset aksidentalisht me pistoletë në Caparc të Prizrenit
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/