back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeOlluri: Tri arsyet që e parandalojnë koalicionin LDK-VV

Olluri: Tri arsyet që e parandalojnë koalicionin LDK-VV

Të ngjajshme

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Drejtori Ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, ka thënë sot se ekzistojnë tri arsye që e parandalojnë formimin e një koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Olluri, në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, ka deklaruar se të tri arsyet që e parandalojnë koalicionin VV-LDK ndërlidhen me Albin Kurtin.

“Tri arsye janë kryesore që e parandalojnë një koalicion të tillë”, ka thënë fillimisht Olluri.

“E para është kandidatura e Albin Kurtit, pasi është mundësia e fundit që ai të jetë kryeministër i Kosovës. Në anën tjetër është struktura e LDK-së, e cila nuk është miqësore me Albin Kurtin. E treta, për mendimin tim, në këtë koalicion – nëse ai bëhet – është mirë me qenë kandidat Kurti dhe jo Vjosa Osmani”, ka deklaruar Olluri.

Sipas drejtorit të Insajderit, Vjosa Osmani në pozitën e kryeministres krahasohet me dy kryeministra të kaluar të Qeverisë së Kosovës: Bajram Kosumin dhe Agim Çekun.

“Këtë po e them shkaku që të mos e kemi një kryeministre kukull, siç kanë qenë Bajram Kosumi dhe Agim Çeku”, ka thënë Olluri. /Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz