Shpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës
dp

Lexo edheIsh-ministri gjerman i reagon Daçiqit: Pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së

Në një njoftim shtesë, Policia shqiptare bën me dije se drejtuesi i automjetit ka vdekur gjatë transportimit drejt Tiranës, ndërsa pasagjeri, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti shpërtheu në lëvizje, shkruan Euronewsal.
Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse e vendosur në makinë.

Lexo edheIsh-ministri gjerman i reagon Daçiqit: Pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri”, ndërsa dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi.