Radev uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë zyrtare në Bullgari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe marrjes së mandatit të ri.
Në letrën e tij, Radev i ka shprehur Kurtit urimet më të sinqerta, duke vlerësuar angazhimin e tij për konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtar i denjë i bashkësisë ndërkombëtare.
Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen e Qeverisë bullgare për proceset integruese të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.
“Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, thuhet në letrën e Radevit.

Lexo edheShpërthimi i tritolit në Gjirokastër, vdes 48-vjeçari gjatë transportimit drejt Tiranës
Me synimin e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, kryeministri bullgar e ka ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Bullgari.
Radev ka vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kontaktet miqësore përbëjnë një bazë të mirë për forcimin e partneritetit dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë. /IndeksOnline/












