Mustafa i PDK-së: Pozitat shtetërore, Kurti i ka trajtuar si monedha kusuritëse
dp

Lexo edheRama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap drejt gjelbërimit urban në Prishtinë

Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, ka pasur kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veçanti rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri.
Mustafa në emisionin “DPT te Fidani” deklaroi se Kurti nuk ka qenë i interesuar të bëjë zgjidhje.
Sipas tij, shefi i Qeverisë i ka trajtuar pozitat shtetërore si monedha kusuritëse.
“Ta jep këtë, ma jep atë. Ta jep kryetarin e Kuvendit ma jep nënkryetarin e Kuvendit, ma voton presidentin, do të thotë e ka sqaruar gjithë këtë proces për zgjedhjen e Presidentit në një lojë politike dhe në një pazar politik”, deklaroi Mustafa në Klan Kosova.

Lexo edheRama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap drejt gjelbërimit urban në Prishtinë
“Sikur Vetëvendosja t’i kishte pasur votat për president, nuk kishte pasur nevojë për votat tona. Por, fakti që nuk i ka votat do të thotë që duhet një marrëveshje. Qytetarët kur kanë votuar, kanë votuar për Qeverinë, s’kanë votuar për President. Ja kanë dhënë 51% të votave, e ka marrë krejt Qeverinë… nuk e ka kontestuar askush”, u shpreh ai.
Ligjvënësi nga radhët e Partisë Demokratike, u shpreh se Albin Kurti pasi nuk i ka votat duhet të ulet e të bëjë marrëveshje.