BallinaLajmeMusliu-Shoshi i drejtohet direkt Kurtit: E ki krejt fuqinë, pse nuk po...

Musliu-Shoshi i drejtohet direkt Kurtit: E ki krejt fuqinë, pse nuk po e zhbë Gjykatën Speciale me qe je kaq shumë kundër saj

Të ngjajshme

Dy të akuzuarve për rastin e Banjskës dënim me burgim të përjetshëm, njërit 30 vjet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të...

Netanyahu zbulon se është diagnostikuar me kancer të prostatës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se...

Kusari-Lila, Muja e Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Hegseth thotë se bllokada amerikane ‘po bëhet më e fuqishme çdo ditë’

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se...

Një debat mbi Gjykatën Speciale dhe mënyrën se si po i trajton të ish-krerët e UÇK-së ka marrë vëmendjen në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi i ka drejtuar pyetje kryeministrit Albin Kurti dhe i ka kërkuar që të bëj më shumë në lidhje me këtë çështje, transmeton lajmi.net.

Kurti iu përgjigje se çka do që ka mundur ta bëj e ka bërë. Ai po ashtu e ceku fondin që i dedikohet katërshes së UÇK-së në Hagë dhe tha se ai ka qenë gjithmonë kundër kësaj gjykate dhe se nuk e ka votuar në vitin 2015.

Musliu-Shoshi iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk i ka rritur fondet mbrojtës përkundër që e ka ditur se nuk janë të mjaftueshme dhe se pse po nuk po e zhbën Specialen me që është kaq shumë kundër.

“Fillimisht i përmende fondet, janë jashtëzakonisht të rëndësishme, mirëpo e ke pasur mundësinë që me e rritë fondin mbrojtës sepse e di dhe je i njoftuar në detaje se nuk është i mjaftueshëm.”

“Krejt fuqinë me e zhbë atë gjykatë. Pasi që je kaq shumë kundër saj dhe thatë se nuk e keni votuar. Pse nuk po e merr iniciativë me e zhbë atë gjykatë? E dimë të gjithë standardet që janë duke i aplikuar. Kryeministër mbi të gjitha, duke i mbrojtur çlirimtarët tanë, e mbron historinë dhe e mbron të drejtën tonë për të qenë shtet, e mbron luftën tonë çlirimtare dhe mbi të gjitha e mbron të ardhmen e këtij vendi.”, tha ajo./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz