Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se ShBA kanë arritur një “rezultat ushtarak vendimtar brenda vetëm disa javësh” në Iran, duke e krahasuar atë me luftërat dekada të gjata si në Vietnam dhe Irak.
“Në fund të fundit, Irani nuk do të ketë një armë bërthamore”, deklaron ai, duke e quajtur misionin e tyre një “dhuratë për botën”, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.
Misioni vazhdon në fazën e re, thotë ai, duke deklaruar se Irani ka një shans për të “bërë një marrëveshje të mirë, një marrëveshje të mençur”.
Hegseth i referohet bllokadës “të hekurt” të marinës amerikane që ata kanë vendosur në portet iraniane, të cilën ai thotë se “po bëhet më e fuqishme çdo ditë”.