BallinaJetëOperimi me sukses i foshnjës së porsalindur me defekt të rrallë dhe...

Operimi me sukses i foshnjës së porsalindur me defekt të rrallë dhe të rëndë kongjenital të zemrës

Të ngjajshme

Rama poston foto krah ambasadorit të SHBA në NATO: Partneritet strategjik mes shteteve tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Facebook...

Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së, për të tretin do të shpallet sërish konkurs

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor...

Fabregas te Chelsea: Flet presidenti i Comos

Chelsea nuk po arrin të gjej trajnerin ideal, ku...

Në Klinikën Zhan Mitrev u realizua me sukses një operacion urgjent për shpëtimin e jetës tek foshnja e lindur vetëm disa ditë më parë. Foshnja u transportua nga Kosova me transportin tonë të specializuar neonatal, në inkubator dhe me ventilim mekanik, për shkak të një defekti serioz dhe të rrallë kongjenital të zemrës.

Bëhet fjalë për d-TGA (transpozimi i arterieve të mëdha), një anomali komplekse kardiake në të cilën aorta dhe arteria pulmonare janë vendosur në pozicione të gabuara që gjatë zhvillimit fetal. Për këtë arsye, qarkullimi është zhvilluar me përzierje të gjakut arterial dhe venoz, me oksigjenim të pamjaftueshëm të organeve dhe cianozë të theksuar, gjendje e njohur si sindromi i “foshnjës blu”.

Pas pranimit në gjendje të rëndë, foshnja fillimisht u stabilizua, pas së cilës u krye operacioni urgjent në zemër të hapur nga ekipi ynë kardiokirurgjik i udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev.

Me korrigjimin dhe rindërtimin e suksesshëm të dy arterieve të mëdha, gjatë vetë operacionit u vërenjtë një ndryshim dramatik: zemra nga ngjyrë blu e errët mori ngjyrën e saj natyrale të kuqe, ndërsa lëkura e foshnjës u kthye në një ngjyrë rozë të shëndetshme, shenjë e qartë për vendosjen e qarkullimit normal.

Tek foshnja pasoi një rikuperim i shpejtë postoperativ. Tashmë foshnja merr frymë vetë, ushqehet dhe çdo ditë është gjithnjë e më aktive.

Edhe pse diagnoza tingëllon e frikshme, është e rëndësishme të dihet se kjo gjendje trajtohet me sukses me anë të ndërhyrjes në kohë dhe kujdesit të specializuar. Ky rast është një tjetër dëshmi e ekspertizës dhe përkushtimit të ekipit tonë dhe e mundësive të kirurgjisë moderne kardiake pediatrike.

Këtij luftëtari të vogël i urojmë të rritet i shëndetshëm, dhe i urojmë një fëmijëri të bukur dhe plot buzëqeshje!

VIDEO: https://www.youtube.com/shorts/LFtCki0nR74

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz