BallinaLajmeNetanyahu zbulon se në fund të vitit 2024 ishte diagnostifikuar me kancer...

Netanyahu zbulon se në fund të vitit 2024 ishte diagnostifikuar me kancer në prostatë: Trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe nuk ka mbetur asnjë shenjë e sëmundjes

Të ngjajshme

Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë që shërbyen në Irak e Afganistan

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, në ambasadën amerikane...

Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor...

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident i rëndë në mes të dy veturave...

Vdes ish-futbollisti i Kombëtares së Nigerisë

Futbolli është në zi pas lajmit për ndarjen nga...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ka kaluar një trajtim mjekësor pasi i është diagnostikuar një tumor malinj në fazë shumë të hershme të prostatës.

Netanyahu, 76 vjeç, tha se gjatë kontrolleve rutinë pas një operacioni të kryer në fund të vitit 2024 për zmadhim beninj të prostatës, mjekët kishin zbuluar një “njollë të vogël” që më pas rezultoi të ishte kancer në fazë fillestare, pa përhapje në trup, transmeton lajmi.net.

“Gjatë monitorimit të fundit, u zbulua një njollë shumë e vogël, më pak se një centimetër. Pas ekzaminimeve u konstatua se bëhej fjalë për një tumor malinj në fazë shumë të hershme, pa metastaza apo përhapje”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se i ishte ofruar mundësia për trajtim të menjëhershëm dhe ka zgjedhur të veprojë menjëherë, duke theksuar se procedura mjekësore në Jerusalem e ka zgjidhur problemin.

“Kur marr informacion për një rrezik të mundshëm, preferoj ta trajtoj menjëherë. Kjo vlen si në nivel kombëtar ashtu edhe personal. Kështu veprova”, tha Netanyahu.

Sipas tij, trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe nuk ka mbetur asnjë shenjë e sëmundjes.

Netanyahu gjithashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar shtyrjen e publikimit të raportit të tij vjetor mjekësor për të shmangur, siç tha ai, “propagandën e rreme” gjatë periudhës së tensioneve me Iranin.

Raporti mjekësor konfirmon gjithashtu se kryeministri nuk ka pasur probleme të reja me zemrën që nga vendosja e një stimuluesi kardiak në vitin 2023./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz