Aktori legjendar Jack Nicholson nuk është shfaqur në publik prej vitesh, dhe tani ai është shfaqur në një foto të re të publikuar nga vajza e tij Lorraine Nicholson me rastin e ditëlindjes së tij të 89-të.
Lorraine ndau fillimisht një foto më të vjetër të babait të saj me mbishkrimin “89?”. Në të, Jack pozoi me një bluzë të kuqe, duke mbajtur një puro dhe duke shfaqur buzëqeshjen e tij karakteristike. Aktori nuk e hoqi buzëqeshjen në foton e re, të bërë në shtëpi.
Fotografia e tregon aktorin në një dhomë ndenjeje komode të mbushur me vepra arti, duke qeshur dhe duartrokitur mes festimit. Nicholson kishte veshur një bluzë polo të errët dhe pantallona me ngjyra të çelëta. “89!” shtoi e emocionuar vajza e tij, gjithashtu aktore.

Fotografia u bë virale në të gjitha rrjetet sociale dhe fansat nuk mundën ta fshihnin lumturinë e tyre sepse më në fund e panë aktorin që ishte tërhequr nga jeta publike. Më parë, Jack merrte pjesë në pothuajse të gjitha ngjarjet në Hollywood, ulej në rreshtat e parë në ndeshjet e Lakers, por për shumë vite ai ka kaluar kohë brenda katër mureve të tij.
Nicholson u shfaq për herë të fundit në publik në shkurt të vitit të kaluar, kur mori pjesë në festimin e 50-vjetorit të “Saturday Night Live”. Që atëherë, fansat e kanë parë vetëm në foto, disa prej të cilave janë postuar nga Lorraine, e cila shpesh kalon kohë me të.
Xheku luajti rolin e tij të fundit në film në vitin 2010, në filmin “How Do You Know”./Indeksonline/