BallinaSportLeao mohon përfshirjen në skandalin me eskorta

Leao mohon përfshirjen në skandalin me eskorta

Të ngjajshme

“Ati i Pavarësisë së Kosovës”, Ganimete Musliu e uron Thaçin për ditëlindje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e...

Lladrovci e urin Thaçin për ditëlindje, tregon se si u njoh me të në vitet e 80-ta

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ia ka uruar ditëlidnjen...

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ”Fajde”

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Njësiti i Hetimeve...

Kuvajti rihap hapësirën ajrore dhe rifillon fluturimet

Kuwait Airways do të rifillojë fluturimet për në disa...

Në Itali është përhapur një skandal i madh ku janë përfshirë edhe lojtarë të Serie A-së.

Sipas medias italiane La Gazzetta dello Sport, një kompani e paligjshme promovimi eventesh organizoi mbrëmje luksoze me eskorta të nivelit të lartë, duke u ofruar qasje grave të disponueshme për seks të paguar në këmbim të mijëra eurove.

Disa personazhe të famshëm, biznesmenë, futbollistë dhe madje edhe një pilot i Formula 1 thuhet se janë përfshirë në skandal. Sipas raportimeve të mëtejshme, afër 1.2 milion euro janë sekuestruar nga organizata, me katër të arrestuar.

Në listë u përfshi edhe ylli i Milanit, Rafael Leao por që portugezi mohoi çdo përfshirje në rast.

“Dua ta bëj të qartë, drejtpërdrejt, se nuk kam asnjë lidhje me ngjarjet që po hetohen. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim. Për këtë arsye, i kam udhëzuar tashmë avokatit tim që të ndërmarrë veprime ligjore në të gjitha forumet përkatëse kundër kujtdo që vazhdon të përhapë informacione të rreme ose shpifëse për mua”, u shpreh Leao./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz