BallinaLajmeProkurori special Abazi: S’do të ndalemi me kaq, sepse mungon edhe pjesa...

Prokurori special Abazi: S’do të ndalemi me kaq, sepse mungon edhe pjesa tjetër e aktakuzës me Milan Radojiçiq

Të ngjajshme

Rama poston foto krah ambasadorit të SHBA në NATO: Partneritet strategjik mes shteteve tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Facebook...

Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së, për të tretin do të shpallet sërish konkurs

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor...

Fabregas te Chelsea: Flet presidenti i Comos

Chelsea nuk po arrin të gjej trajnerin ideal, ku...

Prokurori Special, Naim Abazi i cili edhe ka ngritur aktakuzën ndaj tre të akuzuarve në rasitn Banjska është deklaruar para mediave.

Ai deklaroi se në këtë vendim erdhën pas një pune të madhe dhe të stërngarkuar nga ana e Prokurorisë Speciale.

“Policia, Prokuroria AKI-ja dhe të gjitha agjencive të tjera ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë që ndihmuan për të zbardhur këtë rast në këtë gjykim. Prokuroria Speciale nuk do të ndalet me kaq, pasi ky vendim është i mangët pasi nuk është edhe pjesë tjetër e përfshirë në aktakuzë me Milan Radojiçiq, por Prokuroria Speciale do t’i bëjë të gjithë përpjekjet që të sillen para drejtësisë.

Ky deklarim i tij erdhi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet.

Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri policor 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi. Përveç Tolliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq, Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator ngriti aktakuzë në mungesë edhe ndaj 42 personave të tjerë, në mesin e tyre edhe kryeterroristi Millan Radoiçiq, të cilin Serbia nuk e ka dorëzuar.

Prokuroria më parë kishte kërkuar gjykim në mungesë edhe ndaj të akuzuarve të tjerë, por që u hodh poshtë si e pabazë nga Gjykata Themelore e Prishtinës./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz