Murtezaj: Presidenti rrinte veç me Arnolld (Foto)
dp·

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka shpërndarë fotografi të ish-presidentit, Ibrahim Rugova me aktorin dhe politikanin austriako-amerikan, Arnold Schwarzenegger.
Në foto Rugova e Schwarzenegger shihen në një bisedë miqësore në ecje.
Murtezaj fotografitë i ka shoqëruar me disa vargje, madje edhe me rimë.
“Presidenti.
Ai nuk kishte zemër as kohë për përçarje.
Ai ishte rok.
Ai ishte bolld.

Lexo edhePas sulmit në Kuvend, Shpend Ahmeti i nënshtrohet Albin Kurtit
Rrinte veç me Arnolld”.
Pamjet janë nga varrimi i Presidentit të Austrisë, Thomas Klestil, më 10 Korrik të vitit 2004.

















