Bllokada institucionale, Kushtetuesja para një vendimi kyç për konstituimin e Kuvendit

Kërkesa për masë të përkohshme u deponua këtë të hënë.
E vendimi që mund ta marrë Kushtetuesja për konsitutimin e Kuvendit, vlerësohet të jetë krucial për tejkalimin e bllokadës institucionale.
Njohësit thonë se me gjithë zhvillimet e deritashme, Kushtetuta është shkelur.
Por çfarë hapash mund të ndërmirren?
“Tejkalimi i çdo afati të paraparë në Kushtetutë, është i pakuptimtë edhe është shkelje kushtetuese. Në aktgjykimet e kaluara Gjykata Kushtetuese nuk e kishte përcaktuar se cilat janë pasojat juridike për shkeljen e këtij afati. Tash e ka mundësinë para vetes që të tregojë nëse ka pasoja juridike përkitazi me këtë çështje, dhe nëse po, cilat janë ato pasoja juridike”, tha Gzim Shala nga IKD-ja.

Lexo edheKEK-u planifikon të shpenzojë 550 mijë euro për transformatorin energjetik T3A
Në anën tjetër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas ish kryetarit të Gjykatës së Apelit, do të ketë ndikim edhe në çështjen e zgjedhjes së Qeverisë së re.
“A është legjitime edhe Qeveria e zgjedhur e Albin Kurtit, që po quhet Qeveria 4, ngase nëse konsiderohet se nuk kemi konstituim, atëherë sigurisht që edhe ky veprim dhe ky konstatim i kryetares së Kuvendit se ka përfunduar konstituimi i Kuvendit, atëherë do të bie ndesh”, u shpreh avokati, Hasan Shala.
Ashtu si PDK, edhe nga Aleanca kanë paralajmëruar se do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta kontestuar konstituimin e Kuvendit.












