KEK-u planifikon të shpenzojë 550 mijë euro për transformatorin energjetik T3A
dp

Lexo edhe“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur tender për furnizimin dhe instalimin e një transformatori të ri energjetik T3A për njësinë A3.
Sipas njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit është 550 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Bëhet fjalë për furnizimin dhe instalimin e transformatorit me kapacitet 20 MVA dhe tension 15.75/6.3 kV, ndërsa lokacioni i dorëzimit është përcaktuar TC-A.
Kontrata parashihet të zgjasë 275 ditë nga dhënia e saj, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës do të jetë çmimi më i ulët.

Lexo edhe“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë
Operatorët ekonomikë kanë afat që ofertat t’i dorëzojnë deri më 26 tetor 2026, në ora 13:00, vetëm në formë elektronike.
Për tenderin është paraparë edhe siguria e tenderit në vlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa hapja e ofertave do të bëhet në të njëjtën datë dhe orë në objektin e KEK-ut në Prishtinë.
Njoftimi është publikuar më 11 shtator 2026, me numër të prokurimit KEK-26-7505-1-1-1./IndeksOnline/