Behrami: Betejën ligjore e kemi fituar në Hagë, atë politike shpresojmë ta fitojmë pasnesër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar lufta në Kosovë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, i cili po transmetohet drejtpërdrejt nga Haga, Behrami tha se lufta mbrojtëse konsiderohet legjitime sipas konventave ndërkombëtare.
Ai pretendoi se Prokuroria dhe Gjykata Speciale nuk i kanë përfshirë në aktakuzë dhe nuk i kanë pranuar si duhet dokumentet që lidhen me krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.
Me konventa ndërkombëtare, me ligje ndërkombëtare, lufta mbrojtëse është luftë legjitime, pra, e pranojnë të gjitha konventat e Kombeve të Bashkuar, prandaj gjykata speciale, prokuroria e gjykatës që nga fillimi, kurrë nuk e ka futur në as në aktakuzë, po as nuk i ka pranuar dokumentat për krimet serbe në Kosovë, pra në start ata nuk kanë lejua, janë dërguar dokumenta për krimet serbe në Kosovë, mbrojtja është munduar shumë herë me sqaruar krejt narracionin sepse në gjykata të tilla konteksti është shumë i rëndësishëm dhe prokuroria është munduar që ta shkëputë krejt ngjarjen nga konteksti”, tha Behrami.

Lexo edheGruda paralajmëron kontestimin e Qeverisë Kurti në Kushtetuese: Nesër dorëzojmë kërkesën
Sipas tij, mbrojtja është përpjekur vazhdimisht që në proces të paraqesë kontekstin e luftës në Kosovë, përfshirë masakrat, dhunimet, djegiet dhe spastrimin etnik të kryer nga forcat serbe.
Ai kritikoi gjithashtu debatin rreth themelimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një çështje që është përdorur politikisht.