back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmePas sulmit në Kuvend, Shpend Ahmeti i nënshtrohet Albin Kurtit

Pas sulmit në Kuvend, Shpend Ahmeti i nënshtrohet Albin Kurtit

Të ngjajshme

Albin Kurti ka mbajtur një fjalim, para dhjetë ditësh, ku kishte lëshuar akuza të rënda ndaj dostave të Shpend Ahmetit, vëllezërve Devolli. Shumëkush e kishte lidhur këto akuza për t’i shuar shpresat Kryetarit të Prishtinës për t’u ngjitur në pozitën e Kryeministrit nëse Vetëvendosje merr pushtetin.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, ka thënë se për pozitën e Kryeministrit, në mandatin e ardhshëm, duhet të jetë Albin Kurti.

“Momentalisht nuk kam ambicie të tillë”, ka thënë Ahmeti, kur është pyetur se a ka ambicie për pozitën e Kryeministrit.

“Mendoj se mandati i dytë do të jetë më i lehtë për nga punët që kryhen në Prishtinë dhe më dinamik për shkak se besoj që do të jetë një konstelacion tjetër i forcave. Ndërsa besoj se Lëvizja ka njerëz që janë marrë më shumë me nivelin qëndror, pikë së pari Albini e edhe të tjerë, dhe jemi mjaftueshëm të pjekur ta bëjmë këtë diskutim brenda lëvizjes”, ka shtuar Ahmeti, për K2.0

Shpend Ahmeti kishte hyrë në Lëvizjen Vetëvendosje me një pjesë të njerëzve që kishin dështuar të futeshin në Parlamentin e Kosovës, nëpërmjet FER’it.

Kur ishte bërë Kryetar i Prishtinës pati refuzuar luksin, madje, edhe duke mos vozitur një veturë Q7, të blerë në kohën e Isa Mustafës.

Por, Kryetari i Prishtinës, megjithatë, ka treguar se i pëlqen luksi.

Para një muaji, Ahmeti kishte hipur në një jahte luksoz milionësh të kompanisë Devolli. Kishte thënë se në këtë jahte ka pirë një Coca Cola Zero, ndërsa, Albin Kurti në Parlamentin e Kosovës kishte sqaruar se si politikanë të Kosovës korruptohen nga Shkelqim Devolli, i cili përdore metoda të ndryshme për t’ua lagur fytin.

“Të gjithëve na kujtohet pronto biseda e Adem Grabovcit me Shkëlqim Devollin, ku Grabovci i thotë Devollit “Kqyre se s’mujta me të thirrë… m’u ka zbraz krejt fyti…”, ndërkohë që Devolli i përgjigjet “U bo shef, qe po t’i çoj…”. Shtrohet pyetja, a ju ka tharë fyti vetëm njëherë Grabovcit apo nuk i kanë publikuar pronto ankesat e tjera për tharje fyti? Cilido variant është më i keq se tjetri. Dhe, së dyti, Devolli i thotë Grabovcit shef e jo anasjelltas. E shef do të thotë shef kuzhine apo shef fisi apo shef klani apo shef firme”, kishte thënë Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz