Mrekulli, vargje të Kuranit shfaqen dhe zhduken në këmbën e fëmijës (Video)

Një foshnje e “mrekullisë dërguar nga zoti” ka sjellë shpresë tek njerëzit në skajet më jugore të Rusisë, sidomos tek muslimanët, të cilët janë gjithnjë e më të dëshpëruar përballë dhunës islamike.
Mijëra pelegrinë ndejtën në rradhë për të parë foshnjen 9-muajshe, Ali Yakubov, në trupin e të cilit shkruhen disa vargje të Kuranit, thuhet se ato shfaqen dhe zbehen shpesh.
Ato kanë ngjyrën rozë dhe shkruajnë, “Të jeni mirënjohës ndaj Allahut”, dhe shfaqen në këmbën e djathtë të foshnjës me një shkrim në gjuhën e pastër arabe. Gazetarë nga mbarë bota e vërtetuan edhe vet këtë mrekulli, por pjesërisht, pasi disa shkronja u zbehën duke mbetur vetëm një pjesë e vogël e shkrimit.

Lexo edheGuri qe ka 1 mijë e 200 vjet që e sfidon shkencën (Foto)
“Fakti që kjo mrekulli ndodhi këtu është një sinjal për ne që të marrim drejtimin dhe të ndihmojmë vëllezërit dhe motrat tona të gjejnë paqe”, tha Sagid Murtazaliyev, kreu i rajonit të Kizlyar rreth 100 kilometra në veri të Makhakkalës, kryeqyteti i Dagestanit në Kaspik Sea.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme për tu njohur me këtë fëmijë 9 muajsh, që thuhet se është dërguar nga zoti. /SYRI.net/














