Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm me intervale të gjata kohore me diell, por pasdite priten zhvillim i vranësirave konvektive të cilat në shumë rajone do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Reshjet do të jenë të karakterit lokal prandaj nuk priten reshje në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Edhe në Shqipëri do të mbajë mot i ngjashëm me intervale kohore me diell por edhe me rrebeshe lokale shiu. Shumë më shumë rreze dielli do të ketë në bregdet se sa në viset kontinentale, megjithatë edhe në bregdet nganjëherë priten rrebeshe afatshkurtëra shiu.
Në Maqedoni mot i nxehtë por jostabil me intervale kohore me diell por edhe me rrebeshe të kohë pas kohshme shiu.
Të martën në tërë rajonin tonë do të mbajë mot i ngjashëm sikur të hënën me intervale kohore me diell, por edhe me rrebeshe shiu të cilat lokalisht mund të jenë të fuqishme. Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, përveq në kohën dhe vendin ku ka rrebeshe aty do të jetë më freskët.
Dita e Mërkurë do të jetë më stabile ku sipas ecurive aktuale pritet stabilizim i motit në tërë rajonin tonë.
Nga e entja përsëri do të kemi rrebeshe lokale shiu si pasojë e afrimit të frontit të ri të ftohtë ajror.
Informacione tjera në postimet tona të ardhshme në Meteoballkan.

