Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar për fushatë komunën e Skenderajt. Por Kurti nuk qëndroj edhe gjatë, ai këtë takim e mbajti në një lokal në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, shkruan Drenica Press.
Nga burimet e Drenica Press-it, gjatë gjithë kohës sa qëndroj brenda lokalit Albin Kurti me përkrahasit e tij, në sheshin e Skenderajt, përballë lokalit qëndruan dhjetëra qytetarë, të cilët brohorisnin tërë kohën “Thaçi, Thaçi” UÇK, UÇK”. Ndërkaq për të mos të ndodhur ndonjë incident Njësia Speciale e Policisë së Kosovës u kujdes për të ruajtur Albin Kurtin. Pas këtij takimi Albin Kurti u largua nga Skenderaj./DRENICA PRESS/